Video: Mbappe dhe Neymar kapen mat, po hanë në pankinë!

PSG po luan kundër Lorient në Kupë, ndërsa trajneri Thomas Tuchel ka vendosur të lërë pushim dy yjet e ekipit, Neymar dhe Kylian Mbappe. Ata e kanë nisur ndeshjen nga stoli, por kamerat e stadiumit i kanë kapur duke u ushqyer n ë stol.

Sulmuesi i ri dhe ylli brazilian fusin ushqimin në gojë dhe mundohen ta kalojnë pa u vënë re, por në një stadium ku kamerat nuk mungojnë, diçka e tillë është e pamundur. PSG po luan në transfertë kundër Lorient, në fushë ka zbritur ekipi i dytë dhe nëse gjërat komplikohen, Ney dhe Mbappe do të aktivizohen.