Flash News

KRYESORE

Video/ “Mbetje të rrezikshme janë groposur në lumë, aty pi ujë e gjithë Tirana”

Video/ “Mbetje të rrezikshme janë groposur në lumë,

Banorët e Zall Bastarit janë ngritur sot në protestë, në shenjë revolte kundër premtimeve të pambajtura nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës, por mes ankesave ata kanë nxjerrë në pah edhe një problem shqetësues për kryeqytetasit.

Ndërsa bashkëbiseduan me anëtarin e Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi për problemet e tyre, një prej banorëve tha se me tonelata mbetje të rrezikshme spitalore janë groposur në lum, rrjedhë e së cilës përfundon në Bovillën e Tiranës.

“Me tonelata mbetje e ilaçe sillen këtu, për dy-tre ditë e mbyllën ceshtjen. Mbetje të rrezikshme janë groposur në lumë, i kanë vënë ca gurë sipër, aty pi ujë e gjithë Tirana”, u shpreh banori.

Kujtojmë se rreth një kilometër e gjysmë më poshtë zonës gjendet Bovilla, nga ku banorët e Tiranës furnizohen me ujë.

Ndiqni videon:

Të fundit