Flash News

KRYESORE

Video me Alizotin, zbardhet dëshmia e Salianjit në Prokurori: Florenc Hoxha ma solli në PD

Video me Alizotin, zbardhet dëshmia e Salianjit në Prokurori: Florenc

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë që deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dhënë sot në Prokurori sa i përket çështjes ‘Babale’.

Sipas asaj që raporton gazetarja e 'News 24', Klodiana Lala, Salianji ka deklaruar se ka qenë Florenc Hoxha që i ka çuar në selinë e PD-së videon ku Fredi Alizoti, mik i Albert Veliut, flet për presionet e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu.

“Videon me Alizotin ma solli në PD Florenc Hoxha. Hoxha më tha se një person kërkonte takim”, mësohet të jetë shprehur Salianji.

Deputeti demokrat fillimisht nuk e ka marrë në konsideratë këtë video, por situata ndryshoi kur nga prokuroria doli emri i Fredi Alizotit, si aktor i pretenduar në skandalin e Babales.

“Alizoti na ka bërë presion për para”, ka deklaruar gjithashtu Salianji.

Të fundit