Video/ Me kokën lart, duke fërkuar duart, ‘sikleti’ me të cilin Tahiri priti vendimin

Pamjet e para që vinë nga salla e gjyqit, ku trupa gjykuese dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili i shpëtoi sot burgut.

Këto pamje të publikuara nga Balkanweb, tregojnë Tahirin, bashkë me avokatin e tij duke pritur vendimin në këmbë. Teksa mbante kokën thuajse gjatë gjithë kohës lart dhe fërkonte duart, ish-ministri priti vendimin, duke mos fshehur ‘zhgënjimin’.

Gjatë fjalës së tij kreu i trupës gjykuese, Ardit Mustafai, dha edhe argumentet e nxjerra për vendimin në fjalë, që konvertohen në punë të detyrueshme vullnetare.