Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Video/ Me kujë dhe ulërima, Berisha publikon “Gjamën e zgjedhjeve”
“Gjama e zgjedhjeve” të 30 qershorit. Kujë për procesin e shkuar keq, për votimet e vdekura në Shqipëri. Ky është mesazhi i një videoje të publikuar nga ish lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në video shfaqet një burrë, ndërsa afër tij ka kuti votimi, vulë dhe dokumente të tjera për zgjedhjet. Ai kryente këtë rrit për të shprehur gjamën e madhe për vendin.
“Shëmtira të tjera nga farsa moniste e Edvin Kristaq Mafise. Rama ik! Fitore! “, shkroi Berisha në profilin e tij në Facebook.
Opozita e ka akuzuar qeverinë Rama se procesi zgjedhor ka qenë një farsë, me votime të manipuluara, ku pjesëmarrja është shtuar artificialisht.
Për më tepër që mbajtja e këtyre zgjedhjeve është paralelizuar me periudhën komunizmit, ku merrte pjesë vetëm një parti.