Flash News

KRYESORE

Video/ “Më lër rehat se nuk jam në burg”, revoltohet gruaja me ‘njerëzit’ e Ramës në Shkodër

Video/ “Më lër rehat se nuk jam në burg”, revoltohet

Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të tij ndodhen sot në Shkodër, nga ku po zhvillon një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Malit të Zi.

Gjatë përgatitjeve për takimin e dy qeverive fqinje, duket se është konstatuar edhe një incident jashtë ambienteve të mbledhjes së përbashkët të qeverisë në Shkodër.

Siç duket edhe nga video e publikuar nga EeTimes.al, një grua shfaqet e revoltuar me personat e sigurimit, e cila me tone të larta i kritikon që të mos e udhëzojnë gjithë kohës së ku duhet të rrijë.

“Rri këtu, rri aty. Me lër rehat se nuk jam në burg unë këtu”, dëgjohet gruaja duke u përplasur me “njerëzit e Ramës”.

Incidentet nuk janë të rralla në takimet e Ramës jashtë Tiranës. shpesh herë ndodh që qytetarët duan t’i afrohen kryeministrit për të qarë hallet e tyre, por pengohen nga bodyguardët.

Të fundit