Video/ Me një këpucë në vend të mikrofonit, aktorja e njohur imiton “perlën” e fundit të deputetes ‘kërpërata’

Aktorja e njohur e humorit, pjesë e spektaklit ‘Klanifornia’ në tv Klan, Delinda Disha ka imituar intervistën e fundit të deputetes së opozitës parlamentare, Majlinda Halilaj.

Teksa ndodhet me pushime, aktorja “risjell” edhe një herë intervistën e deputetes, e cila ra në grackën e gazetarit Ismet Drishti, kur e pyeti se ‘Norvegjia dhe Zvicra po bëjnë referendum të dalin nga BE’, kur në fakt ata nuk janë pjesë e këtij unioni.

Ndiqni videon e aktores së humorit:

 

View this post on Instagram

 

Godet deputetja e parlamentit serisht .Keperata 😂🤣 per problemet e Bashkimit Europian 😂😂

A post shared by Delinda Disha (@delinda_disha) on