Flash News

KRYESORE

Video/ Merr fund ëndrra e Rusisë, Kroacia kalon në gjysmëfinale

Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinalet e Botërorit pas gjuajtjeve të penalltive ndaj Rusisë, ku fituan me shifrat 4:3.

Sa i takon lojës, ekipi organizator, Rusia kaloi në avantazh në minutën e 13-të me anë të sulmuesit të Vilarealit, Çerishev, i cili shënoi pas një ‘predhe’ nga jashtë zone.

Kroatët nuk u dorëzuan pas golit të pësuar, i cili erdhi në momentin e tyre më të mirë dhe arritën të barazonin shifrat në 1:1, pas një gjuajtje të sulmuesit Kramariç me kokë brenda zonës.

Kur mendohej se edhe 30 minutat shtesë do të mbylleshin në barazim, Kroacia shënoi golin e dytë në minutën e 100-të me mbrojtësin Vida, i cili realizoi me kokë një krosim të ardhur nga goditja e këndit.

Nuk ishte e thënë që kjo sfidë të fitohej nga kroatët, pasi në shtesën e dytë, respektivisht në minutën e 115′ mbrojtësi brazilian i Rusisë, Fernandez barazoi rezultatin pas një gjuajtje me kokë brenda zonës.

Tek penalltitë, per ekipin rus gabuan Smolov dhe Fernandez ndërsa për kroatët nuk gjuajti saktë mesfushori Kovaçiç.

Ekipi i Zllatko Daliç do të luajë më datë 11 korrik ndaj Anglisë në orën 20:00.

Formacionet zyrtare:

Rusia: Akinfev, Fernandez, Ignasheviç, Kutepov, Kudrjashov, Golovin, Samedov, Çerishev, Zobnin, Kuzyjev, Dzuba.

Kroacia: Subasiç, Lovren, Striniç, Vrsaljko, Vida, Rakitiç, Modriç, Kramariç, Perisiç, Rebiç, Manxhukiç.

Formacionet zyrtare:

Rusia: Akinfev, Fernandez, Ignasheviç, Kutepov, Kudrjashov, Golovin, Samedov, Çerishev, Zobnin, Kuzyjev, Dzuba.

Kroacia: Subasiç, Lovren, Striniç, Vrsaljko, Vida, Rakitiç, Modriç, Kramariç, Perisiç, Rebiç, Manxhukiç.

Rusi: Çerishev 31’

Kroaci: Kramariç 39'

Kroacia: Vida 100'

Rusi: Fernandez 115'

Të fundit