Flash News

KRYESORE

Video/ Merr fund ëndrra e shqiptarëve; Zvicra eliminohet nga Botërori me një autogol

Video/ Merr fund ëndrra e shqiptarëve; Zvicra eliminohet nga

Suedia është kombëtarja e radhës që siguron një biletë për në çerekfinalen e Kupës së Botës në Rusi. Nordikët kanë fituar minimalisht 1-0 ndaj Suedisë, në një ndeshje që u zgjidh nga një autogol në pjesën e dytë.

Ndeshja nisi mjaft mirë për suedezët, të cilët patën disa raste të mira me sulmuesve Klarson, Taivonen dhe Berg, por pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Në pjesën e dytë, suedezët përfitojnë duke gjetur golin e avantazhit në minutën e 66-të. Forsberg u gjend i lirë në hyrje të zonës, duke goditur, teksa topi në fund u devijua në rrjetë nga mbrojtësi Akanji.

Helvetët u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, por Embolo ishte pa fat në minutën e 80-të, pasi goditja e tij me kokë në zonë, u ndal nga mbrojtësit suedez.

Formacioni:

Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Granqvist, Augustinson, Ekdal, Svenson, Klaeson, Foresberg, Berg, Toivone. Trajner: Anderson

Zvicra: Somer, Akanji, Lang, Rodriguez, , Zhuru, Behrami, Xhemaili, Xhaka, Shaqiri, Zuber, Drmiç. Trajner: Petkoviç.

Të fundit