Flash News

KRYESORE

Video/ Mes gazit lotsjellës dhe përplasjeve me Forcat Speciale, në Burrel digjen materialet zgjedhore

Video/ Mes gazit lotsjellës dhe përplasjeve me Forcat Speciale,

E gjithë kriza për zgjedhjet vendore është përqendruar prej ditësh në zonat zgjedhore dhe përplasjet për lirizmin e KZAZ-ve.

Shumë bashki kanë kërkuar lirimin e KZAZ-ve në zbatim të dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale më 30 qershor. Por, kërkesa e tyre ka ndeshur në rezistencën e policisë së shtetit, e cila prej ditësh përplaset me banorët dhe policinë bashkiake.

Sot, në bashkinë Mat mbështetësit e PD janë përleshur fizikisht me Forcat Speciale, madje ndaj tyre u hodh edhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Megjithatë, ata duket se nuk janë tërhequr dhe kanë mundur të nxjerrin  jashtë materialet zgjedhore dhe më pas i kanë djegur, sic duket edhe në video.

Video/ ‘Nxehet’ situata në Mat për lirimin e KZAZ-ve, Forcat Speciale shpërndajnë protestuesit me gaz lotsjellës

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/06/WhatsApp-Video-2019-06-19-at-12.17.45.mp4"][/video]

Të fundit