Video/ Mesazhi i veçantë në protestë për Ambasadën Amerikane

Protesta e opozitës u shoqërua më një larmishmëri mesazhesh, ku mes tyre spikati pankarta e një të riu. “Nuk jam i interesuar për vizë amerikane. Jam gati të vdes për demokracinë amerikane”, ishte apeli i tij.

Para vendimit te presidentit Ilir Meta, kryeministri Rama ka paralajmëruar shpesh se personat që do të cenonin zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën, nuk do të udhëtonin në SHBA apo BE.

Protesta e opozitës zgjati dy orë dhe u shoqërua pa incidente, përkundër paralajmërimeve të Policisë së Shtetit.