Flash News

KRYESORE

Video: Messi shkruan historinë, "mistreci" Mateo vjedh skenën

Video: Messi shkruan historinë, "mistreci" Mateo vjedh

Lionel Messi shkruan historinë e futbollit! Argjentinasi ka fituar për herë të gjashtë këpucën e artë të Europës. Ylli i Barcelonës la poshtë vetes Kylian Mbappenë duke rrëmbyer sërish trofeun.

Ceremonia ishte shumë e veçantë për të, pasi e tërhoqi çmimin së bashku me djemtë e tij. Thiago dhe Mateo ishin të pranishëm dhe ylli i mori në skenë. Të dy filluan të "kapeshin" mes tyre se kush ta merrte i pari Këpucën e Artë dhe u desh ndërhyrja e Messit të qetësonte gjakrat.

Mateo njihet për bëmat e tij prej mistreci dhe nuk mund të mungonin as këtë herë. Messi ftoi më pas në skenë dhe gruan e tij Antonellen për të plotësuar portretin familjar.

https://twitter.com/SC_ESPN/status/1184449960567197697?s=20

Të fundit