Video/ Meta në TV Klan, Frangaj e pret me përshëndetje ushtarake

Pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj ka pritur Presidentin Ilir Meta me përshëndetje ushtarake në momentin që hyri në ambientet e televizionit.

Meta është i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, ku po flet për zhvillimet e fundit politike në vend.

Në orën 20:50 kreu i shtetit njoftoi dekretimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm, pas kërkesës së dytë të kreut të ekzekutivit, Rama.

Lleshi u dekretua, Çani i ankohet Metës: Lajmin ekskluziv mund ta thoje në emisionin tim