Flash News

KRYESORE

Video/ Michelle Obama ia bën më të bukur ditën çiftit në ditën e dasmës

Video/ Michelle Obama ia bën më të bukur ditën çiftit

Michelle Obama, ish-zonja e parë e SHBA-ve ia ka bërë më të bukur ditën e martesës një çifti. Ish-zonja e parë celebroi Stephanie Rivkin dhe Joel Sircus mbrëmjen e së shtunës në Theater on the Lake në Çikago.

Obama qëndroi pranë çiftit në momentin që ata i thanë po njëri-tjetrit.

Rivkin  është vajza e zv/kryetarit të bashkisë së Çikago dhe Cindy Moelis, presidente e një organizate bamirëse e themeluar nga Penny Pritzker, që shërbeu gjatë presidencës së Barak Obamës.

Pritzker, një mik shumë i mirë i Obamës, gjithashtu ishte një nga kontribuesit më të mëdhenj financiar të presidentit.

Të fundit