Flash News

KRYESORE

Video/ Milani e nis keq sezonin, Udinese e mund 1- 0

Video/ Milani e nis keq sezonin, Udinese e mund 1- 0

Keq, madje shumë keq ndeshja e parë. Një goditje me kokë e të panjohurit Becao befasoi Milanin dhe e futi që në fillim në telashe trajnerin Giampaolo.

“Djalli” bëri një paraqitje pa karakter, e kjo tregon të gjitha vështirësitë në sulm, të cilat janë parë edhe më herët gjatë takimeve miqësore. Piatek ishte shpesh i izoluar dhe pa vrull.

Kurse Udinese u shfaq më mirë në fitore 1-0, si atletikisht, ashtu edhe mendërisht. Friulanët u treguan të zotët në të 27’ të pjesës së dytë dhe gjetën golin me mbrojtësin brazilian të blerë nga CSKA e Moskës.

Me dyshen Piatek-Castillejo në sulm dhe me Suson në rolin e trekuartistit, kuqezinjtë, përtej volumit të lojës, krijuan pak raste për shënim. Giampaolo tentoi të ndryshonte rrjedhën e lojës me aktivizimet e Leaos dhe Bennacer, por pa rezultat, pasi Udinese u mbrojt shumë mirë, duke mos pësuar gol.

Në dy raste u përdor sistemi VAR për të gjykuar momentet e diskutueshme për 11-metërsh, një për çdo skuadër, por vendimi i gjyqtarit kryesor Pasqua ishte për vijimin e lojës.

Të fundit