Flash News

KRYESORE

Video/ Gent Cakaj ngatërron vargjet e Naim Frashërit në Samitin e Diasporës

Video/ Gent Cakaj ngatërron vargjet e Naim Frashërit në Samitin e

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj para se të ndante çmimin “Diaspora dhe angazhimi publik” në Samitin e II të Diasporës u ngatërrua me vargjet e Naim Frashërit.

“Është ndjenjë krenari e veçantë ta shohësh Diasporën shqiptare të bashkëmbledhur këtu në shqipëri, dhe për më tepër në Shqipërinë që sot vlerëson punën e çmuar që ju bëni për vendin dhe kontributin e vyer që ju jepni për botën.

Teksa pashë emrin e Naim Frashërit lart, natyrshëm më erdhën ndërmend disa nga vargjet e tij, kur nga largësia përshkruan mallin që ndiente për vendin e tij", u shpreh Cakaj.

Më tej ai tha: Dhe nëse nuk gaboj, afërsisht ato janë kështu:

Atje lind dielli i gëzuar, dhe ha… atje dielli është i gëzuar… Atje di… atje dielli është lind i gëzuar dhe hëna e buzëqeshur… (Duartrokitje në sallë për t’i larguar emocionet) Të lutem! Fat i madh e mirësi, atë vend e ka mbuluar. Atje nata është një tjetër natë dhe dita është një tjetër dit.

Vargjet e poemës së Naim Frashërit janë:

 “Atje lint diell’ i qeshur edhe hëna e gëzuar,

Fat’ i bardh’ e mirësija në atë vënt janë mbluar;

Nat’atje’shtë tjatrë natë edhe dita tjatër ditë,”

Më pas ai dha çmimin për të cilin doli në skenë.”

Të fundit