Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Video/ Ministri Lleshaj del para gazetarëve: Do flas po ratë dakord për tre pyetje, protestat e studentëve kanë përfunduar
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sa i takon ndërhyrjes së policisë në disa prej fakulteteve ku po protestojnë studentët. Pas përfundimit të aktivitetit të inaugurimit të komisariatit numër 6, Lleshaj u shfaq para gazetarëve.
Në videon e publikuar nga policia në rrjetin social Facebook, shihet fillimisht ministri i Brendshëm, i cili u thotë gazetarëve se do të përgjigjet vetëm nëse ata bien dakord për tre pyetje.
Sa i takon protestës së studentëve nëpër fakultete, Lleshaj tha se kemi të bëjmë me një grup studentësh, të cilët, sipas tij pas përfundimit të protestave studentore, kanë zgjedhur të vijojë përmes një forme tjetër.
“Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, të cilët pas përfundimit të cilët pas përfundimit të protestave të studentëve të cilat u zhvilluan në rrugët e vendit në mënyrë më demokratike dhe masive të mundshme, kanë vendosur ta vijojnë në një formë tjetër, por kjo, për mendimin tim, është përtej protestave të studentëve të dhjetorit, bëhet fjalë për një veprimtari tjetër”, tha Lleshaj.
Sa i takon ndërhyrjes së policisë mbrëmjen e djeshme, Lleshaj tha se “mbrëmë ka pasur një kërkesë nga drejtues të universiteteve për ndihmë në mënyrë që të liroheshin ato mjedise që janë bllokuar me barrikada të improvizuara nga një grup i vogël personash”.