Flash News

KRYESORE

Video/ Miriam Cani flet për shtatzëninë e dytë dhe si e ka pritur Albani lajmin

Në një rrëfim për “Mirage”, Miriam tregoi se 3-mujori i parë ishte i sikletshëm, por tani vjen pjesa më e bukur:

E kam kaluar tremujorin e parë  kështu që po filloj të ndihem pak më mirë dhe çdo grua që e kalon këtë periudhe e di që është e vështirë.

Miriam tregoi se në momentin që e morën vesh që do të bëheshin prindër për herë të dytë, ishin në Maldive, ku u mbajt dhe ceremonia e martesës:

Shpirtërisht në mendjen time, ceremoninë e kemi pasur të katërt. Ka qenë edhe bebushi i dytë bashkë me ne në këtë gëzim të madh!

Ajo tregoi gjithashtu se lajmin e shtatzënisë ia ka thënë Albanit të parit:

Ka qenë shumë i lumtur, ishte momenti i duhur, erdhi shumë natyrshëm.  Për Ameli-në do të punojmë pak me problemin e xhelozisë që e kanë të gjithë  fëmijët.

Sa i përket gjinisë Miriam tha:
Akoma nuk e dimë çfarë do të jetë por nuk kemi preferencë! Nëse do të jetë vajzë do të bëhet shoqe për Amelinë, nëse do të jetë djalë do bëhet shok për babin e vet. Në të dyja rastet është shumë bukur!

Të fundit