Flash News

KRYESORE

Video/Modriç përlot Boban-in, i dedikon çmimin e lojtarit më të mirë

Video/Modriç përlot Boban-in, i dedikon çmimin e lojtarit

Kroati Luka Modriç mbrëmjen e djeshme u shpall futbollisti më i mirë i vitit për sezonin 2017-2018, dhe këtë trofe ka vendosur t'ia dedikojë një personi shumë të veçantë për jetën dhe karrierën e tij.

Bëhet fjalë për një nga legjendat e futbollit kroat, si Zvonimir Boban, i cili ishte i pranishëm në sallë duke dëgjuar nga afër atë dedikim të Mordiç.

Ai u emocionua aq shumë nga fjalët e tij saqë është fiksuar nga kamerat i përlotur.

“Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Zvonimir Boban, idhullin tim dhe kapitenin e përfaqësueses së Kroacisë në vitin 1998, kur u renditën në vendin e tretë në Botëror. Me atë paraqitje, ai dhe e gjithë skuadra na frymëzoi të gjithëve, ne brezave të ardhshëm, e më në fund ia dolëm që në Botërorin e Rusisë të renditeshim në vendin e dytë”, ishin disa nga fjalët e fjalimit të Modriç.

https://youtu.be/R_NK_ugKOaw

Të fundit