Flash News

KRYESORE

Video/ Momentet që shkruan historinë e Kupës së Botës 'Rusi 2018'

Kampionati Botëror ‘Rusi 2018’ ishte kompeticioni më i rëndësishëm i vitit, që u fitua nga Franca. Megjithatë, përtej syrit të kamerave, pati edhe momente, që do të mbeten gjatë në memorien e fansave, duke filluar nga gabimi i pafalshëm i portierit gjerman Manuel Neuer, te festimi i trajnerit të Brazilit, Tite.
  • Momenti i shkruarjes së historisë
Ishte ndeshja e 1/16 që Anglia luajti kundër Kolumbisë, ku anglezët kishin dështuar në tre përpjekje të mëparshme për të kaluar në raundin e 1/8-ave. Një pritje magjike e portierit Pikford, i cili ndaloi gjuajtjen e Karlos Bakës, bëri që ‘tre luanët’ të kalonin në raundin tjetër.
  • Më të mërziturit
E nisi kompeticionin si një ndër favorite, por Spanja u eliminua nga  Rusi në fazën e 1/16 nga Rusia pas fitures 4:2 me penallti. Dështimi i dha fund lojës së famshme tiki-taka dhe u shoqërua edhe me largimin e trajnerit Fernando Hierro.
  • Goli më i bukur
Goli i mbrojtësit të djathtë të Francës, Benjamin Pavardit, i shënuar në fitoren e Francës 4-3 ndaj Argjentinës në 1/8 e finales së Botërorit është votuar nga tifozët si goli më i mirë në Kupën e Botës. Goli i francezit i mposhti 17 gola të tjerë të shkëlqyer për ta fituar çmimin si goli më i mirë i zgjedhur nga tifozët. https://www.youtube.com/watch?v=Ov39iGAgEn4
  • Gabimi më i madh
Ishte minuta e 96-të e ndeshjes së Grupit F mes Koresë së Jugut dhe Gjermanisë. Rezultati 1:0 në favor të aziatikëve. Portieri Neuer, në tentativë për të ndihmuar shokët doli në sulm, por lëvizja rezultoi fatale, pasi topin e mori lojtari Korean, duke shënuar golin e dytë. Gjermania u eliminua, ndërsa Neuer me siguri nuk do ta harrojë lehtë gabimin e tij.
  • Festimi më i bukur
Futbollistët kolumbian janë të njohur për lëvizjet e tyrë në fushë, por këtë herë nuk zhgënjyen as jashtë saj. Goli i mbrojtesit Mina u festua në mënyrën më origjinale të mundshme nga latinët, të cilët kaluan fazën e grupeve të Kupës së Botës. https://www.youtube.com/watch?v=dvNAA3XVFIU
  • Momenti më gazmor
Sulmuesi i Belgjikës, Michy Batshuayi kishte vërtetë arsye për të festuar golin e ekipit të tij kundër anglisë, por mund të kishte zgjedhur një mënyrë më të thjeshtë. Topi i gjuajtur prej tij, iu kthye në fytyrë.
 
View this post on Instagram
 

Fortnite celebrations so overrated bro I had to create something new 🤕💥⚽️ ... 😂😂😂 #KarmaIsAB

A post shared by Michy Batshuayi (@mbatshuayi) on

Festimi më i bukur i trajnerit Brazili nuk e fitoi Kupën e Botës, por festimi i trajnerit Tite ishte, pas golit të parë kundër Kosta Rikës në minutën e 91-të, ishtë i jashtëzakonshëm. 57-vjeçari u rrokullis disa herë para pankinës, duke habitur kështu edhe lojtrët e ‘Selecaos”. https://www.youtube.com/watch?v=tVy6G2uOiUo
  • Festimi më i mirë i fansave
Tifozët e ekipit të Meksikës i kishin humbur shpresat se skuadra e tyre do kalonte fazën e grupeve, por fitorja e Koresë ndaj Gjermanisë bëri të mundur që ata të kualifikoheshin në 1/16. Në shenjë mirënjohje, tifozët në Meksikë e trajtuan si hero ambasadorin e Koresë në shtetin e tyre, Byoung-Jin Han. Natyrisht nuk mund të mungonin edhe disa tequila. https://www.youtube.com/watch?v=_4BIRhdysJ8

Të fundit