Flash News

KRYESORE

Video/ Momenti i arrestimit të grabitësve në Fier

Video/ Momenti i arrestimit të grabitësve në Fier

Policia ka shëprndarë për mediat videon e aksionit që çoi në kapjen e tre personave të cilët akuzohen se plagosën dy persona gjatë tentativës për të grabitur një pikë të këmbimit valutor.

Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali u arrestuan pak orë pas ngjarjes. Gjatë ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap.

Policia kapi njërin prej autorëve, i cili në përpjekje për t'i shpëtuar u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz. Autori i dytë u kap në vendin e quajtur "Ura e Baltëzës", si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz.

Pas arrestimit të autorëve, policia gjeti edhe armën automatike tip "kallashnikov", të cilën autorët e kishin fshehur në një kanal me shkurre. Gjithashtu u sekuestruan edhe 28 fishekë "model 56" si dhe 2 gëzhoja.

Policia sekuestroi çanta me paratë që u vodhën në pikën e këmbimit valutor, të cilën e gjeti në lumin ku u hodh njëri prej autorëve. Brenda në çantë u gjet shuma prej 6 360 euro dhe 954 900 lekë.

 

Të fundit