Flash News

KRYESORE

Video/ Momenti dramatik kur i riu hyn në lokal dhe sulmon me acid turmën

Ish-i dashuri i yllit britanik të realiti shoë “Toëie”, Ferne McCann, do të vuajë mjaft vite burg pasi u shpall fajtor për shkaktimin e sulmit më të rëndë me acid të kryer ndonjëherë në Britani.  

Arthur Collins, e hodhi substancën e rrezikshme ndaj një turme me njerëz në klubin Mangle E8 në Dalston të Londrës lindore, më 17 prill.

Pamjet në video e shfaqën atë duke u fshehur pas një tjetër burri teksa e hodhi acidin nëpër pistën e vallëzimit, duke bërë që kërcimtarët të vraponin për të shpëtuar, si dhe duke i shkaktuar plagë mbi 20 prej tyre.

Collins, i cili kishte dalë për të festuar për lajmin e  shtatazaninsë së McCann, pretenoi se nuk e dinte se lënda ishte acid, por gjykata argumentoi se ai kishte shkuar për t’u hakmarrë ndaj një burri me të cilin ishte grindur.

Juria e dënoi atë sot me pesë akuza për dëmtime të rënda trupore dhe nëntë akuza për plagë akute ndaj 14 personave.

Gjyqtari e paralajmëroi autorin se do të përballet me një dënim substancial, kur të vijë në gjykatë në seancën e ardhshme, pasi rrethanat dhe pasojat janë tërësisht kundër tij.

 

Të fundit