Flash News

KRYESORE

Video/ Momenti i dorëzimit të Klement Balilit te Ardi Veliu

Video/ Momenti i dorëzimit të Klement Balilit te Ardi Veliu

I shumëkërkuari Klement Balili u vetëdorëzua në polici sot në orën 8:45 mes Delvinës dhe Finiqit, ndërsa ka qenë i shoqëruar nga nipi i tij Rigers Balili.

“Opinion” ka publikuar videon e momentit të dorëzimit të Klement Balilit tek drejtori i Policisë së Shtetit Ardit Veliu. Balili ka mbërritur me një makinë fuoristradë në një zonë të pabanuar mes Delvinës dhe Finiqit.

Pasi makina ka hyrë në zonë, prej saj ka zbritur një person që udhëtonte me Balilin. Më tej mjeti ka vijuar rrugën për t’u ndaluar disa metra më pas, pranë disa godinave të pularisë, ku Ardi Veliu priste me një makinë së bashku me dy efektivë të tjerë policie, të cilët e kanë shoqëruar drejt Tiranës.

Të fundit