Flash News

KRYESORE

Video/ Momenti i shpërthimit të autobotit në Bolonja

Video/ Momenti i shpërthimit të autobotit në Bolonja

Mediat italiane kanë publikuar momentin kur autoboti me lëndë djegëse përplaset me një kamion, duke shpërthyer në flakë brenda pak sekondave. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e kësaj të hëne në një autostradë pranë Bolonjas, në veri të Italisë.

Në pamjet e shpërndara nga policia italiane, shihet sesi disa çaste me vonë, shpërthimi merr përmasa gjigande, duke u përhapur në një hapësirë të madhe në autostradë.

Deri tani kanë mbetur të vdekur 2 persona ndërsa janë plagosur mbi 70 të tjerë, por autoritetet vendase i frikësohen faktit se numri i viktimave mund të shtohet në orët në vijim.

Bilanci deri më tani është 2 të vdekur dhe të paktën 70 të plagosur, megjithatë autoritetet i druhen faktit se numri i viktimave mund të rritet.

Mediat italiane shkruajnë gjithashtu se të dëmtuara kanë mbetur shumë dritare të shtëpive përreth.

 

Të fundit