Flash News

KRYESORE

Video/ Momenti kur Gruevski sulmoi Talat Xhaferin

Video/ Momenti kur Gruevski sulmoi Talat Xhaferin

Votimi i ligjit i cili e njeh gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni u miratua jo pa tension apo edhe përplasje fizike. Pak para votimit ka pasur një përplasje mes ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Gruevski është ngritur nga vendi i tij dhe është drejtuar te Talat Xhaferi për t’i thënë se kërkojnë shqyrtimin e amendamenteve, pasi Xhaferi hapi diskutimin për ligjin për gjuhën. Ish-kryeministri i Maqedonisë është filmuar teksa e ka lagur me një gotë uji kryeparlamentarin.

I ndodhur nën këtë trysni, Xhaferi kërkoi 15 minuta pushim e doli nga salla, moment kur Gruevski ka tentuar ta sulmojë edhe fizikisht, por pa mundur për shkak të ndërhyrjes së sigurimit të Kuvendit.

https://www.youtube.com/watch?v=wrANDH1XbQk

Të fundit