Flash News

KRYESORE

Video/ ‘Mos më prek më dorë, është pronë publike’, tensionohet situata në protestën për Teatrin

Video/ ‘Mos më prek më dorë, është pronë

Partia Demokratike ka publikuar një video në Facebook nga protesta për Teatrin Kombëtar, e cila po shoqërohet me tensione në rritje, me përplasje verbale mes qytetarëve dhe policisë.

PD deklaron se forca të shumta policore kanë rrethuar gjatë pasdites Teatrin Kombëtar. Ndërkohë në videon e publikuar nga PD, dëgjohet të thuhet ‘Mos më prek më dorë, është pronë publike’.

“Policia ka vendosur një gardh metalik përgjatë gjithë perimetrit të hyrjes për në ndërtesën e Teatrit dhe nuk lejon asnjeri të afrohet në oborr dhe as të futet brenda. Madje media është larguar siç duket edhe në videon e publikuar në FB forcërisht nga oborri mes Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme”, njofton PD.

Gjithashtu Partia Demokratike deklaron se punonjësit me uniformën e policisë kanë ndaluar me forcë edhe përfaqësuesit e opozitës që të futen në ambientet e brendshme të Teatrit ku janë ngujuar artistë dhe qytetarë.

“Gjatë këtij operacioni policor ndaj artit, nuk është kursyer edhe dhuna ndaj qytetarëve dhe ish-deputetëve të opozitës të cilët kanë të drejtë të futen në një hapësirë publike siç është teatri. Në pamjet e publikuara duket qartë sesi policia ka tejkaluar çdo kompetencë duke penguar qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, deklaron PD.

 

 

 

Të fundit