Flash News

KRYESORE

VIDEO: Mrekulli kudo, Messi shpëton Argjentinën nga humbja

VIDEO: Mrekulli kudo, Messi shpëton Argjentinën nga humbja

Argjentina sonte i ka shpëtuar humbjes me Uruguain duke barazuar në minutat e fundit të takimit me yllin Leo Messi. Sonte ishte nata e tij, edhe pse skuadra bardhekaltër nuk fitoi. Ai shënoi dy herë.

Sulmuesi Edinson Cavani shënoi golin e avantazhit për vendasit me asist të shokut të Leos te Barcelona, Luis Suarez. Një bashkëpunim i bukur dhe plot klas! Me të mbaruar pjesa e parë, Sergio Aguero shënoi golin e barazimit. Asisti erdhi sërish nga një lojtar i Barcelonës, Messi.

Suarez sërish u bë protagonist duke barazuar minuta më pas dhe u duk se Uruguai e mori fitoren, por jo. Pa mbaruar loja, "Pleshti" Messi ka barazuar rezultatin me penalltinë e gjuajtur saktë.

Të fundit