Video/ Mustafa Nano kritika Ramës: Duket si i droguar, më vjen turp që është kryeministri im

Analisti Mustafa Nano nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministri Rama, i cili sipas tij nuk është i aftë të bëjë këtë punë. Në studion e ‘Opinion’, Nano shtoi se i vjen turp që ai është kryeministri i tij, ndërsa për herë të parë tha se i duket si i droguar.

“Mua kurrë nuk më ka bindur Rama në mënyrë spektalolare sa këtë herë, se ai nuk është për këtë punë. Edi Rama është njeri i lodhur, i demotivuar. Nuk e di pse rri akoma. E shoh që vjen vërdallë, që takon studentët. Janë takime pa asnjë lloj kuptimi, thjesht për shou. Është kryeministër memesh, ka qef mesazhet. E shoh të demotivuar dhe herën e fundit në emisionin tënd më ka ardhur turp që është kryeministri im. Ishte një njëri që zihej me te gjithe, ngrinte zërin, lëvizte keq, dukej si i droguar”.

Deklaratat e analistit u pritën me habi nga të ftuarit e emisionit; Armand Shkulaku, Baton Haxhiu por edhe nga gazetari Blendi Fevziu.