Flash News

KRYESORE

VIDEO/ Mustaqet kthehen në trëndafila, urimi i veçantë i Ramës për 8 Marsin

VIDEO/ Mustaqet kthehen në  trëndafila, urimi i veçantë i

Nëpërmjet një video, e cila u publikua për herë të parë në ditën e parë të Kongresit të kaluar të Partisë  Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të urojë 8 Marsin.

Video që Rama ka postuar në “Facebook” jep shifrat e përfaqësimit të grave në qeveri që nga viti 1991, me qeverinë e Ylli Bufit ku ka pasur 100% burra, duke vijuar me qeverinë e Vilson Ahmetit, qeverinë e Aleksandër Meksit, qeverinë e Bashkim Finos, qeverinë e Fatos Nanos me 91% burra e 9% gra (2 ministre), qeverinë e Pandeli Majkos, qeverinë e Ilir Metës, qeverinë e Sali Berishës dhe qeverinë aktuale që ka 50% burra e 50% gra.

“MIRËMËNGJES

me një urim të përzemërt të gjitha grave e vajzave shqiptare, që janë gjysma me e mirë e këtij populli😍”, shkruan kryeministri Rama, krah videos e cila në mënyrë simbolike jep mustaqet që përfaqësojnë burrat që shndërrohen në trëndafila që përfaqësojnë gratë.

Të fundit