Flash News

KRYESORE

Video/ ‘Narcos De Albania’, ‘filmi’ që bashkon Ramën, vëllezërit Xhafaj, Tahirin e Habilajt

Video/ ‘Narcos De Albania’, ‘filmi’ që bashkon

Në prag të protestës së opozitës, deputeti Agron Shehaj, ka publikuar një video duke ju referuar situatës në vend për të cilën është thirrur edhe tubimi i së shtunës.

“Kjo seri televizive është e frymëzuar nga banditë të vërtetë. Disa nga emrat e trafikantëve, ministrave, hajdutëve, policëve, kryeministrave janë lënë absolutisht me qëllim”, shkruhet në tekstin hyrës të videos ndërsa pjesë e saj janë emrat që PD ka denoncuar gjatë muajve të fundit duke nisur nga kryeministri Rama, ministri Xhafaj, ish-ministri Tahiri për të vijuar me Agron Xhafajn e Moisi Habilaj.

“Nesër ndryshojmë filmin, të gjithë së bashku!”, shkruan deputeti Shehaj.

Të fundit