Flash News

KRYESORE

Video/ NASA nis satelitin e parë pranë Diellit, sonda parashikohet të arrijë në 2024

Video/ NASA nis satelitin e parë pranë Diellit, sonda parashikohet

Agjencia amerikane hapësinore NASA, ka nisur sot misionin e saj të dërgimit të një sateliti më afër Diellit se kurrë më parë. Sonda The Parker Solar u programua të nisej në Cape Canaveral në Florida ditën e djeshme, por një hetim i minutës së fundit e shtyu me 24 orë.

Kujtojmë që sonda quhet “Parker Solar Probe”, për nder të Eugene Parker, astrofizikanes amerikane për Diellin, dhe do të fluturojë më afër Diellit se çdo objekt tjetër.

Ajo do ta dërgojë sondën në brendësi të sistemit diellor, duke aktivizuar misionin e NASA-s që për 6 javët e para do të mund të kalojë Venusin e më pas do të bëjë “takimin” e parë me Diellin pas 6 javëve të tjera. Sonda me përmasën e një makine pritet të arrijë në destinacion në vitin 2024.

Shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë pse kurora e diellit, shtresa më e jashtme e atmosferës së saj është më e nxehtë se sipërfaqja. Nëse ky operacion do rezultojë i suksesshëm, do shënohet në historinë e zbulimeve hapsinore.

Linku këtu

Të fundit