Flash News

KRYESORE

Video/ Ndalimi i Luçiano Boçit nga policia, PD: Sjellje barbare e nëndrejtorit të Elbasanit

Video/ Ndalimi i Luçiano Boçit nga policia, PD: Sjellje barbare e

Pas shoqërimit në polici të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar Partia Demokratike.

PD dënon sjelljen ndaj tij nga policia ndërsa e konsideron akt barbar.

“Reagimi dhe trajtimi nga forcat e rendit karakterizohet nga dhuna me në krye Bashkëpuntorin e Alizotit, Nëndrejtorin e policisë së Elbasanit Berti Nushi. Ish-drejtori i Policisë se Fierit ka shfaqur një sjellje barbare të karakterizuar në të gjitha format e dhunës dhe kjo ëshë figura me e keqe për një shtet denokratik që ne duam me zemër”, shkruhet në deklaratën e PD.

Boçi bashke me një grup qytetarësh, tentoi të bllokojë eskortën e  kryeministrit Rama, kur po shkonte në Librazhd.

Ish-deputeti është shprehur për mediat se është kërcënuar me jetë nga ish-drejtori i Policisë së Fierit, Albert Nushi, aktualisht nëndrejtor në Policinë e Elbasanit.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/04/WhatsApp-Video-2019-04-02-at-18.56.48.mp4"][/video]

Të fundit