Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Video/Ndërroi jetë në spital, babi i 20-vjeçares i’u lut Ramës sot në mëngjes ta çonin jashtë shtetit
Xhesika Biqiku, 20-vjeçarja që ndodhej në gjendje të rëndë për jetën pas plagëve në kokë nga rrënojat e tërmetit, ndërroi jetë sot në Spitalin e Traumës, duke u bërë viktima e parë e tërmetit në Tiranë.
Para dy orësh, babai i Xhesikës i kërkoi mes lotësh kryeministrit Edi Rama i cili ndodhej në Kombinat në takimin me qytetarët e prekur nga tërmeti, ndihmë për ta dërguar vajzën jashtë vendit.
“Kam gocën në spital, në reanimacion. Tani po rrinë doktorët, italiani dhe shqiptari, faleminderit shumë po u përmend një çik thonë italianët dhe direkt ne do ta çojmë në Itali. Po ashtu fol ndonjë llaf të mirë të ma çojnë gocën”, u shpreh i ati i Xhesikës.
20-vjeçarja bashkë me të motrën mbetën të plagosura pasi u ranë tullat në kokë, në momentin që po dilnin nga shtëpia e tyre në Kombinat. Vajza tjetër, Sabina ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3077551712261237/?t=0