Flash News

KRYESORE

Video/ Në pranga 49 vjeçari, ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Itali

Video/ Në pranga 49 vjeçari, ishte dënuar me burgim të

Policia e Durrësit arrestoi një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasje.

Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë në qytetin bregdetar, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të mara dhe një pune të mirëorganizuar, vunë në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, Ermir Dervishin, 49 vjeç, banues në këtë qytet.

Ndalimi i tij u bë sepse ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e dënoi me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale "Vrasje".

Ermir Dervishi nuk është një emër i panjohur për policinë shqiptare. Ai njihet si një prej miqve të ngushtë të anëtarëve të bandës së Durrësit.

Në 2011 u arrestua nga forcat RENEA në Tiranë, pasi kërkohej për vrasjen e Gentian Duros në Kavajë në vitin 1998. Ai rezulton I dënuar me 20 vjet burg nga Gjykata e Kavajës në vitin 2001 në lidhje me këtë krim.

Të fundit