Flash News

KRYESORE

Video/ Nëntë truproja kontroll të detajuar pedagogëve e studentëve në Universitetin e Durrësit

Video/ Nëntë truproja kontroll të detajuar pedagogëve e

Bashkëbisedimi me studentë dhe pedagogë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, është realizuar në masa të rrepta kontrolli.

Studentët janë kontrolluar me detaje nga truprojat që shoqëronin ministrin.  Është ish-deputeti Igli Cara ai i cili ka publikuar në Facebook videon e momentin kur studentët kontrollohen para se të futen në sallë.

“9 bodyguards , kontroll edhe te cantave ne takim me studente e pedagoge ne UAMD ? 

Hall te madh paske z.minister Lleshi!”, shkruan Cara.

Kujtojmë që Lleshaj u prit me protesta gjatë një takimit që zhvilloi sot në Durrës.

Ndërsa do të zhvillonte një takim me strukturat dhe agjencitë që operojnë në Portin e Durrësit, ai është përballur me një grup të rinjsh nga FRPD, të cilët protestuan, duke i kërkuar llogari për gazin lotsjellës që u lëshua në protestat e opozitës, ashtu si edhe në rastin e fundit më 16 Mars.

https://politiko.al/video-pritet-me-protesta-ne-durres-lleshaj-qesh-dhe-replikon-me-studentet-ju-e-caktoni-se-ku-shkoj-une/

Të fundit