Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Video/ “Nëse nuk është e vërtetë, jap dorëheqjen”, gënjeshtra e Erion Veliajt për çmimin e ujit në Tiranë
“Nëse një nga gjërat që do të them tani, nuk është e pavërteta, unë jap dorëheqjen që tani”, kështu pati deklaruar kryebashkiaku Erion Veliaj në Real Story kur foli për çmimin e ujit në Tiranë; por në fakt deklarata e tij rezulton e gënjeshtërt.
"Të palarat” Veliajt ia nxorri Faktoje.al por u publikuan dhe në Top Story, teksa shfaqi videon e deklaratës së Veliajt dhe çmimet reale të ujit. Bëhet fjalë për çmimin e ujit të pijshëm në disa zona apo ndërtimin e disa kullave tek Diga e Liqenit.
“Nëse një nga gjërat që do të them tani, nuk është e pavërteta, unë jap dorëheqjen që tani. Çmimi i ujit në Kamëz, Bathore, Babrru,Paskuqan, pra në zonat më të varfëra të qendrës së Shqipërisë Qëndrore, është 67 lekë plus 20 lekë kanalizime afrofe”, - Deklaroi Kryetari i Bashkisë Tiranë. Në faqen zyrtare të Bashkisë Kamëz, çmimi i ujit është 65 lekë pa afrofe, dhe jo 67 lekë, siç pretendon Erion Veliaj
“Nuk po e krahasoj fare me Durrësin që është mbi 100 lekë apo me Korçën dhe Pogradecin që është me mbi 120 lekë për m3”. - Edhe kjo deklaratë e bërë nga Erion Veliaj hidhet poshtë sepse rezultatet janë si më poshtë:
Durrës - 70 lekë\m3 dhe jo 100 lekë/m3
Pogradec - 84 lekë/m3 dhe jo 119 lekë/m3
Korçë - 72 lekë/m3 dhe jo 120 lekë/m3
Shifrat janë publike në faqen zyrtare të Entit Rregullator të Furnizimit me Ujë.
Sipas tij, nuk do kishte ndërtime tek Diga e Liqenit. “Ndërtime tek Diga nuk do ketë”, - Ndërkohë kompania Gener 2, aktualisht po vijon ndërtimin e disa kullave 17 katëshe tek Diga e Liqenit. Nuk është marr asnjë veprim për anulimin e ndërtimeve.