Flash News

KRYESORE

VIDEO: Neymar tallet me Haaland-in, shënon dhe feston si norvegjezi

VIDEO: Neymar tallet me Haaland-in, shënon dhe feston si norvegjezi
Neymar është driblues, sfidues, por edhe... ironizues! Sulmuesi brazilian i PSG-së sonte shënoi golin e parë në ndeshjen e Champions League kundër Borussia Dortmund-it. Pas 28 minutash lojë, ai ndëshkoi me kokë verdhezinjtë për të hapur serinë e golave të parisienëve. Festa e tij nuk ishte realisht e tij, por ironike, sepse 28-vjeçari imitoi festën e Haaland-it, talentit premtues të BVB-së. Norvegjezi shënoi dy gola në përballjen e parë, kur ekipi gjerman mposhti PSG-në 2-1 në “Signal Iduna Park”. Haaland nuk e ka pritur mirë këtë gjest të Neymar-it, i cili tregoi mungesë respekti.

Të fundit