Flash News

E-TJERA

Video/ Nis marshimi i studentëve të bashkuar, Ministrinë e Arsimit e ‘rrethon’ policia   

Mijëra studentë kanë bojkotuar edhe sot mësimin, duke u bashkuar dhe bërë pjesë në marshimin drejt Ministrisë së Arsimit, për të vijuar protestën në ditën e dytë para godinës së Ministrisë së Arsimit.

Më të shumtë në numër në krahasim me një ditë më parë, sot janë bashkuar edhe studentë nga Fakulteti i Drejtësisë, i Shkencave Sociale, i Histori Filologjisë dhe Gjuhëve të Huaja, Shkencave të Natyrës, nga Universiteti Bujqësor, apo edhe nga Universitetet e Durrësit, Elbasanit dhe Korcës.

Politiko.al po ndjek nga afër marshimin e studentëve, të cilët janë nisur drejt godinës së ministrisë, për të protestuar për kërkesat e tyre të ndara në katër pika si: Përmirësimi i kushteve të konvikteve, ulja e tarifave të shkollimit, anulim të vendimit numër 288 që parashikon tarifë shtesë për provimet e mbartura, si dhe shlyerjen e detyrimit vjetor përmes kësteve pa cenuar sezonin e provimeve.

Ndërkohë, aktualisht te Ministria e Arsimit nuk kanë mbërritur ende protestuesit, janë marrë masa duke vendosur disa efektivë policie.

Të fundit