Flash News

KRYESORE

Video/ Një Majkëll Xhekson i ri, talenti "çmend" jurinë e The Voice

Video/ Një Majkëll Xhekson i ri, talenti "çmend"

Një djalosh i talentuar është zbuluar pas pjesmarrjes në “The Voice” në Rumani. Bogdan Ioan i ka mahnitur anëtarët e jurisë gjatë audicioneve të fshehta me interpretimin e “Këngës së Tokës” nga Michael Jackson.

Të habitur nga ngjashmëria e jashtëzakonshme me zërin e mbretit të popit, ata janë kthyer të gjithë që në sekondat e para të këngës.

“Nëse Michael Jackson do të ishte gjallë dhe do ta kishte dëgjuar këtë interpretim, ai me siguri do të mbetej i mahnitur si ne të katërt”, ka thënë njëri prej anëtarëve të jurisë.

Bogdan Ioan është diplomuar në arkitekturë dhe nuk ka studiuar kurrë në ndonjë degë që ka lidhje me muzikën.

Ai ka lindur në Konstancë dhe ka kënduar në mënyrë amatore që në moshën 16-vjeçare.

Juria e suprrizuar është ngritur në këmbë duke e përqafuar , druartrokitur e brohoritur.

Të fundit