Flash News

KRYESORE

Video/ Një minutë heshtje për Avicii-n, Rita Ora përlotet në koncert

Disa muaj para se Dj suedez Avicii të ndahej nga jeta, ka bërë një bashkëpunim me këngëtaren me origjinë nga Shqipëria, Rita Oren. “Lonely together” titullohet bashkëpunimi i tyre, i cili shërbeu si njohje mes Ritës dhe Avicii-t si dhe të publikonin një projekt bashkë, që është pritur shumë mirë nga publiku.

Ditën e djeshme, Rita Ora ka performuar në një koncert në Amsterdam me rastin e festës “Koningsdag”, që mbahet çdo vit në këtë datë për nder të mbretit.

Rita performoi këngët e saj dhe një ndër to dhe “Lonely together” dhe ajo i kërkoi të gjithë të pranishmëve të mbanin një minutë heshtje për Aviciin. Siç vërehet edhe në foto, Rita nuk është përmbajtur duke shpërthyer në lot.

Por më pas, ka mbledhur forcat dhe i është rikthyer performancës.

Të fundit