Flash News

KRYESORE

Video/ Norwich trondit City-n, përfiton Liverpool

Video/ Norwich trondit City-n, përfiton Liverpool

Norwich City ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme me rezultatin 3-2, e cila i ka dhënë një goditje të fortë Manchester City-t në javën e pestë të Premier League-s.

Për “qytetarët” kjo është humbja e parë e sezonit, por që ka një peshë të madhe, sepse tani rivali i tyre për titull, Liverpool kryeson me pesë pikë diferencë në renditje.

Për tifozët e Norwich-it, fitorja ka mjaft vlerë, pasi ata mundën kampionët në fuqi, për më tepër që janë rikthyer në kategorinë e më të mirave në Britani këtë sezon. City dominoi me zotërimin e topit (69% – 31%) dhe me gjuajtjet drejt portës (25 – 7), por gaboi në finalizim.

Kurse “të kuqtë” e drejtuar nga Jurgen Kloop fituan në shtëpi me përmbysje kundër Newcastle-t.

Të fundit