Video/ “Nuk është normal”, Klop përgëzon Shaqirin pas supergolit roveshatë

Ekipi i Liverpulit arriti të fitonte me rezultatin e thellë 4-1 përballë Mançester Junajtidit në kuadër të turneut “International Champions Cup”, ku një ri nga golat u shënua nga Xherdan Shaqiri me anë të një roveshate.Paraqitja e 26-vjeçarit u përgëzua edhe nga trajneri Jurgen Klop, i cili pas ndeshjes foli me superlative për golin, duke e quajtur shqiptaro-zviceranin si një lojtar jo normal.

“Nuk është normal. Pas vetëm katër ditëve në klub Shaqiri është përshtatur kaq mirë me stilin tonë të lojës. Sigurisht që ne jemi munduar ta ndihmojmë në pozicionin e tij në fushë, prandaj nuk e pati shumë të vështirë. I kemi dhënë liri që të luajë ashtu siç ai dëshiron, në mënyrë natyrale. Na ka dhënë më shumë dinamikë me shpërthimet e tij në sulm. Këtë bëri edhe në rastin e golit të Starrixh. Për të qenë i sinqertë, ishte edhe me mirë nga sa e prisja.Kur erdhi te ne, ishte shumë i entuziazmuar, sepse për të është momenti më i mirë në karrierë, pas eksperiencave të fituara te Bajerni, Stouk Siti dhe Interi”, tha mes të tjerash Jurgen Klop.