Flash News

KRYESORE

Video/ Nuk funksionoi shkalla, bllokohet në skenën e Varshavës Beyonce

Video/ Nuk funksionoi shkalla, bllokohet në skenën e Varshavës

Të shtunën, Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z mbërritën në Varshavë, Poloni, për të qenë pjesë e koncertit të organizuar në kuadër të turneut “On The Run II”.

Gjithçka shkoi shumë mirë deri në momentin që po bëheshin gati për në skenë.

Mirëpo para koncertit kishte disa probleme teknike dhe në një moment ylli botëror u gjend në një situatë të pakëndshme. Teksa po bëheshin provat për skenën fluturuese që do të improvizohej gjatë performancës, ajo nuk funksionoi dhe Beyonce ngeli e bllokuar.

Këngëtarja e frikësuar ose në siklet, nuk mundi të zbriste dhe u desh ndërhyrja e stafit teknik për ta ndihmuar që të zbriste nga shkallët fluturuese.

Një fans i Beyonce-s e kuptoi menjëherë situatën në të cilën u gjend këngëtarja dhe e filmoi për të hedhur më pas në Youtube. Videoja e këngëtares tashmë po bën xhiron e rrjetit dhe të mediave.

Të fundit