Flash News

KRYESORE

Video/ Nuk ka surpriza, Brazili dhe Zvicra kualifikohen për më tej

Video/ Nuk ka surpriza, Brazili dhe Zvicra kualifikohen për më tej

Brazili dhe Zvicra janë dy skuadrat e radhas të cilat sigurojnë kualifikimin për në fazën e 1/8-ve.

Edhe pse barazoi 2-2 përballë skuadrës së Kosta Rikës, Zvicra ka siguruar një biletë për në fazën tjetër. Nga shqiptarët që aktivizohen për Zvicrën, mbrëmjen e sotme ka qenë radha e Blerim Xhemailit për të lënë gjurmë. Mesfushori me origjinë shqiptare shënoi golin e parë të ndeshjes duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Zvicër: Xhemaili 31'

Kosta Rika: Uaston 56'

Zvicër: Drmiç 88

Kosta Rika: Somer (Autogol) 90+3

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Brazili mundi 2-0 Serbinë me golat e Paulinho dhe Tiago Silvës, duke u renditur kështu e para në grupin E falë golavarazhit.

Në fazën e 1/8 Brazili do të luajnë përballë Meksikës ndërsa Zvicra kundër Suedisë.

Brazil: Paulinjo 36'

Brazil: Tiago Silva 68'

 

Të fundit