Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Video/ Nuk kishin me çfarë t’i ushqenin, prindërit braktisin 5 fëmijët e mitur; gazetari në Vlorë thirrje për ndihmë
Rasti i gjashtë motrave në Kukës që jetonin në skamje pas vdekjes së dy prindërve dhe që tronditi mbarë opinionin publik, është përsëritur në qytetin e Vlorës, ndonëse kësaj here prindërit e pesë fëmijëve jetojnë, por larg tyre.
Gazetari Enrik Mehmeti ka bërë publik në rrjetet sociale historinë e pesë fëmijëve të familjes Dunishi që jetojnë të vetëm në zonën e ish-uzinës së sodës në Vlorë.
Prindërit pasi kanë debatuar për mungesën e ushqimeve janë larguar të dy nga shtëpia duke i lënë të vetëm fëmijët e mitur. I gjendur pa bukë për më të vegjlit e familjes, djali më i madh kishte marrë një bukë veresie, të cilën do e hanin thatë, kur në banesën e tyre mbërriti gazetari Mehmeti.
Gazetari tregon se e ka ndihmuar edhe më parë këtë familje, ndërkohë që bën thirrje për një ndihmë më të madhe që mund t’i japë zgjidhje problemit të tyre.
Reagimi i gazetarit Enrik Mehmeti:
Sot isha në familjen Dunishi në ish Uzinën e sodës kaustike në Vlorë ku e kisha vizituar kohë më parë dhe me maman dhe ishte ajo që më porositi përsëri për t’i ndihmuar. Një familje që jeton në kufijt e skamjes.Sapo ndaloj makinën 5 fëmijët e familjes dolën të gjithe duke u afruar te makina. Mësoj se nëna me të atin, të dy për shkak se nuk kishin me se ti ushqenin fëmijët kishin debatuar dhe ishin larguar prej shtëpisë.Më i rrituri prej fëmijëve kishte shkuar dhe kishte marrë një bukë veresie që ta hanin të 5 fëmijët that.Ambienti ku jetojnë është plot helme ,lagështi por më e keqja është që nuk kanë bukë për të ngrënë.Sot nuk kisha plan për të shkuar atje thjesht u kujtova për fjalët e mamase ditë më parë ,gjë e cila mendoj se eshte pikërisht drejtimi i Perëndisë për të kryer këtë veprim minimal për të siguruar dicka për të ngrën.Un do ti ndihmoj me sa kam mundësi i kushtëzuar prej vajtjes dhe ardhjes ne Tiranë per shkak te gjëndjes shëndetësore të mamasë time por doja të jepja një apel për këdo që e prek sadopak kjo video.Ndihmojeni me sa keni mundësi këtë familje .I madhi prej fëmijëve më dha numrin e të ëmës së tij 068 214 2848 për këdo që ka mundesi .Ju lutem me sa keni mundësi ndihmojeni këta fëmijë. Kush ka mundësi ti japi share postimit sepse ndoshta dikush mund të ketë mundësinë për ti ndihmuar....