Flash News

KRYESORE

Video/ “Nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit në Librazhd gjatë orëve të mësimit në mitingun e Ramës”

Video/ “Nxënësit dhe mësuesit e gjimnazit në Librazhd

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar një video na Facebook, ku shihen nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Mua” në Librazhd, duke shkuar drejt takimit që po organizonte kryeministri Edi Rama.

Në mesazhin e qytetarit thuhet se nxënësit kanë shkuar aty në orarin e mësimit, pasi me urdhër nga lart mësimi është mbyllur në 11:30, që mësuesit dhe nxënësit të merrnin pjesë në takim.

“Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje zoti Berisha !

Shikoni në këtë video se si nxënësit e gjimnazit “Ibrahim Mua” Librazhd vërshojnë drejt sheshit për të ndjekur nga afër mitingun elektoral të Ramës. Dyert e shkollës u mbyllën që në 11:30 që stafi i mësuesve dhe nxënësit me urdhër nga lart të vinin në shesh . E turpshme për mënyrën se si po përdoren nxënësit e shkollave ndërkohë që duhej të ishin në shkollë me orarin zyrtar kur mbarojnë mësim”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga Berisha.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/825259567810130/

Të fundit