Flash News

KRYESORE

Video/ Operacioni në Mitrovicë, efektivi bën shqiponjën dy-krenare

Video/ Operacioni në Mitrovicë, efektivi bën shqiponjën

Policia e Kosovës zhvilloi paraditen e sotme një aksion të gjërë në qytetin e Mitrovicës dhe Zubin Potokut për arrestimin e disa personave që dyshohet se merreshin me kontrabandë dhe vepra të tjera penale.

Një prej efektivëve nuk ka nguruar të bëjë shqiponjën dy-krenare në momentin që po hynin në qytet.

Mediat në Kosovës kanë raportuar se gjatë aksionit janë plagosur katër policë ndërsa mbi 30 persona janë vënë në pranga.  Në mesin e të ndaluarve ka edhe policë të Kosovës nga fshatrat e jugut të Mitrovicës, por gjithsesi dominojnë policët e kombësisë serbe.

Pas këtij aksioni, Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë të vihet në gjendje gatishmërie për ndërhyrje, e ky urdhër vlen edhe për Forcat Speciale serbe.

Të fundit