Flash News

KRYESORE

Video/ Pakujdesia e nënës, tigri sulmon vogëlushen në cirk

Video/ Pakujdesia e nënës, tigri sulmon vogëlushen në cirk

Videoja ku një tigër sulmon një vogëlushe në cirk ka bërë xhiron e mediave të huaja.

Incidenti ka ndodhur në Krasnodar në jug të Rusisë, ku një luaneshë gjatë shfaqjes së cirkut kafshon vajzën katërvjeçare në fytyrë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Drejtori i cirkut shtetëror “Moska e Madhe” Edgard Zapasni ka bërë pëegjegjës cirkun por edhe nëna e vogëlushes e cila është treguar e pakujdesshme ndaj të bijës.

“Një dëshmitar ka thënë se nëna i ka lejuar vajzës t’i afrohet rrjetit të sigurisë dhe të valëzojë një flamur”, ka thënë Valentina Pavlova, e cila ishte në ekipin mjekësor që i dha ndihmë të parë fëmijës.

Në xhirim, i cili u publikua në internet shihet se si vajza lë karrigen e saj dhe qëndron pas rrjetit të sigurisë, dule luajtue me flamur. Trajneri i luaneshës tentoi ta ndalë tigrin por nuk arriti.

Tigri e ka kafshuar vogëlushën në kokë  duke e dëmtuar te veshi dhe te mjekra. “Tani është në gjendje stabël dhe nuk ka rrezik për jetën”, ka thënë Pavlova.

Të fundit