Flash News

KRYESORE

Video/ Pamjet e aksidentit tragjik në Gjilan; 1 i vdekur dhe 20 të plagosur

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 20 të tjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në Gjilan të Kosovës. Mediat vendase kanë publikuar pamjet e aksidentit të frikshëm që tregojnë se si shoferi i kamionit nuk ka mundur të frenojë, por në rrugët e qytetit ka ecur me shpejtësi të madhe deri sa është përplasur me disa makina.

Të plagosurit po marrin mjekim në spitalin e qytetit, ndërkohë që nuk dihet me siguri gjendja e tyre shëndetësore.

Sipas raportimeve paraprake, kamioni ka pësuar një defekt teknik që e ka nxjerr jashtë kontrollit të shoferit.

Komuna Gjilanit është vendosur në gjendje emergjence për të përballur ngjarjen, ndërkohë që kryeministri Ramush Haradinaj ka theksuar se Qeveria është e gatshme t’i vijë në ndihmë personave të lënduar.

Kliko për videon: Aksidenti në Gjilan

 

Të fundit