Flash News

KRYESORE

Video/ Pamjet e grabitjes së bankës në Laç, policia në festë

Video/ Pamjet e grabitjes së bankës në Laç, policia

Report Tv ka siguruar pamjet nga grabitja e bankës së nivelit të dytë në qytetin e Laçit. Siç duket nga videoja, gjithçka ndodh në pak sekonda, ku tre persona të maskuar dhe të armatosur hyjnë në ambientet e bankës, duke krijuar panik  te punonjësit, dhe largohen me shumën e parave. 

Grabitja ka ndodhur rreth orës 17:00 të mbrëmjes së sotme, në qendër të qytetit 100 metra larg komisariatit të policisë. Mësohet se grabitësit kanë kërcënuar rojën e bankës dhe më pas kanë thyer xhamin dhe kanë hyrë brenda. Ata kanë marrë një sasi parash, të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.

Policia ka vonuar pak minuta për të shkuar në vendin e ngjarjes, pasi i gjithë komisariati i policisë ishte në dreken festive të fundvitit në një lokal në Mamurras. Siç duket autoret kanë qenë në dijeni të këtij fakti dhe kanë vepruar pa u shqetësuar.

Në lidhje me ngjarjen policia bën të ditur se kanë nisur hetimet, ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli për kapjen e autorëve. Gjithashtu janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bankës, ku ndodhi grabitja dhe po merren në pyetje punonjësit e bankës në fjalë. Ende nuk dihet shumë e parave të grabitura, por sipas të dhënave mësohet se është një sasi e konsiderueshme./shqiptarja.com

https://www.youtube.com/watch?v=6Gw4Y-jATjM

Të fundit